Bazaj: Boksi i Kosovës është në krizë!

Boksi

Bazaj: Boksi i Kosovës është në krizë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:19
Bazaj e Agim Tahiraj

Në Evropë e kudo kemi shumë sportistë shqiptarë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe më sukses. Ndër ta është edhe ish boksieri i Drenasit, Durim Bazaj, i cili është trajner në klubin austriak  Korneuburg. Bazaj tha se punon me përkushtim për të arritur suksese sa më të mëdha. Ai iu është mirënjohës edhe ish trajnerit të tij Agim Tahirajt, nga i cili ka mësuar shumë gjëra! Që sa kohë jeni me klubin Korneuburg dhe si shkojnë punët? “Klubi është prej një tetorit të vitit 2015 dhe jemi si ndër klubet më të mira në Austri. Jemi në vendin e 3-të në ligën e boksit. Me boksierë jam i kënaqur sepse punojnë shumë dhe kemi në kombëtare të Austrisë, që janë në klubin tim e kjo më bën të punoj edhe më shumë”, thotë Bazaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Bazaj tha se synimet i ka shumë të mëdha: “Synimet janë shumë të mëdha apo ëndrrat, si dihet jetës, synojmë që një të ardhme të garojmë në Kampionatin Evropian apo Botëror ose në Lojërat Olimpike”. Ish boksieri më tutje flet edhe për kushtet në klubin austriak dhe ka veçuar disa nga boksierët e dalluar në klubin e tij. “Kushte janë për punë shumë minimale, por boksierët që do t’i veçojë janë në kategori të rëndë. Është Driton Ismali në kategorinë 75 kg, e ka vendin e dytë në Austri po ashtu është edhe Seun Salam, që bokson -91 kg dhe është në kombëtaren e Austrisë. Pastaj Hasbul që bokson në 81 kg dhe është çeçen, ka meçe dhe medalje të ndryshme dhe është pa humbje deri me tani”, theksoi ai.

Image

Bazaj tregon se cilat nga ekipet është edhe rival i madh i tyre: “Bounc është ekipi më i madh në Austri dhe që ka 90% boksierë të kombëtares së Austrisë dhe është edhe rivali kryesor i yni”. Si e sheh boksin e Kosovës, a kemi krizë? “Sa i pash në turneun për Pavarësinë e Kosovës, është shumë në krizë. Se unë si trajner i jam edhe vet në ekipin kombëtar të Austrisë. Kosova ka pasur tjerë boksierë për para”, përgjigjet Bazaj. Çfarë i duhet më shumë? “Trajner? Kosova ka shumë të mirë por nuk e di çka është në pyetje. Kosova ka trajnerë shumë, me një teknik të përsosur por puna mungon të boksierët. Në fund, kemi trajner si Agim Tahiraj, që prej tij kam marr shkollën e boksit”, përfundoi Bazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat