Joshua: Nuk largohem më nga Amerika, pas Miller radhën e ka ai

Boksi

Joshua: Nuk largohem më nga Amerika, pas Miller radhën e ka ai

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Anthony Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua do të duelojë për herë të parë në Amerikë më 1 qershor. Në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut ai do të përballet me boksierin vendës Jarrell Miller.

Në këtë sfidë, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, në katëegoritë IBF, WBA dhe WBO.

Në një postim në rrjetet sociale, Joshua, 21 fitore e asnjë humbje si profesionist, tha: “Mezi po pres që të dueloj në Amerikë.

Për mua do të jetë hera e parë, por pas këtij sfide do të zhvilloj edhe shumë të tjera. Do të qëndroj gjatë në “tokën e premtuar”, ku do të bëj për vete të gjithë amerikanët”, tha Joshua.

Më tej, boksieri britanik shtoi: “Shpresoj që edhe Wilder të vijë e të më takojë. Tani ai e di se ku jam më 1 qershor, ndaj të mos fshihet më. Pasi të mund Miller do të jetë radha e Wilder të duelojë me mua, këtu në shtëpinë e tij.

Unë shpresoj shumë që ajo sfidë të zhvillohet dhe të jem kampioni absolut i peshës së rëndë”, u shpreh Joshua.

Boksieri amerikan Deontay Wilder, që pritet të zhvillojë revanshin me Tyson Fury në maj të këtij viti, mban titullin e kategorisë WBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat