Hasani: Kam besim tek Shkodrani, duhet ta mposhtë Abdullyev

Boksi

Hasani: Kam besim tek Shkodrani, duhet ta mposhtë Abdullyev

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Hasani: Kam besim tek Shkodrani, duhet ta mposht Abdullyev

Kikboksierit të mirënjohur shqiptar, Shkodran Veseli, i është nderuar kundërshtari dhe ai me 13 prill në Stamboll nuk do të ndeshet me turkun Adem Bozkurt, mirëpo do kryqëzoj dorëzat me një sportist shumë më të fuqishëm, Perviz Abdullyev, luftëtarë që vjen nga Azerbajxhani dhe i cili rregullisht ndeshet edhe në “Glory”. Veseli po ndihet shumë mirë para këtij takimi super interesant sepse përgatitjet po i zhvillon nën përkujdesen e Muharrem Hasanit në klubin e tij “Muki Gym”. Trajneri i tij, thotë se pret fitore të sigurt sepse Veseli është në top formë. “Turku që duheshe të ndeshet Shkodrani u tërhjek për arsye të panjohura, mirëpo ndoshta për në është më mirë sepse kundërshtari i ri është shumë më i fuqishëm që ndeshjet edhe në Glori dhe kjo na duhet neve, një duel i tillë. Me Shkodranin po punojmë maksimalisht është në formë të mirë dhe besoj shumë në kualitetin e tij. Pres fitore”, tha Muharrem Hasani për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Ndryshe, kjo ndeshje do të zhvillohet më 13 Prill në “Ülker Sports Arena / Stamboll”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat