Pas lajmit për anulimin e meçit, shikoni çka kanë bërë Wilder e Fury në rrjete sociale

Boksi

Pas lajmit për anulimin e meçit, shikoni çka kanë bërë Wilder e Fury në rrjete sociale

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë filluar të zihen përmes llogarive të tyre në rrjetin social Twitter, pasi u bë i ditur lajmi se rimeçi mes tyre është anuluar.

Meçi mes Wilder dhe Fury në dhjetor mbaroi pa fitues, me barazim, dhe dyshja ishte në bisedime për një rimeç.

Por, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, tha dje se e ka marrë një konfirmim nga Fury se ai do të kërkojë meç me një tjetër boksier.

Pas këtij lajmi, Wilder e përdori llogarinë e tij në Twitter për t’iu përgjigjur një “tweet”-i të 30-vjeçarit, të cilën Fury e kishte postuar disa ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat