Pesë këshilla për boksierët fillestarë

Boksi

Pesë këshilla për boksierët fillestarë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Për të gjithë ata që kanë filluar ta praktikojnë sportin e boksit, por që ende nuk e kanë krijuar përvojën e duhur, këto pesë këshilla mund të ju ndihmojnë për t’u ngritur në nivel më të lartë.

Gjeje qëndrimin e duhur

Nëse je djathtak, këmba dhe krahu i majtë duhet të qëndrojnë më përpara dhe anasjelltas. Gjeje baraspeshën për të lëvizur përpara dhe prapa si dhe djathtas e majtas pa i bërë këmbët kryq.

Krijo mbrojtje të mire

Mbaji dy duart rreth kokës, por lejo hapësirë mes duarve që ta shohësh mjaftueshëm kundërshtarin. Mbaje mjekrën më poshtë dhe ktheji duart në pozitën e mëparshme pasi të bësh goditje.

Bëj ushtrime fizike

Ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme në boks. Përpos ushtrimeve në ring, duhet të ecni dhe të vraponi. Një boksier duhet të jetë në gjendje të vrapojë pesë kilometra me një shpejtësi mesatare. Me kalimin e kohës, zgjateni intensitetin dhe gjatësinë e vrapimit.

Qëndro i relaksuar dhe vigjilent

Boksieri duhet të qëndrojë i relaksuar kur është në presion dhe në të njëjtën kohë të jetë shumë i përqendruar. Lëvizjet e forta nëpër ring harxhojnë shumë energji, prandaj duhet të fokusoheni më tepër në saktësi.

Lëvize kokën vazhdimisht

Lëvizja e kokës është pjesë e rëndësishme në sportin e boksit. Ju mjafton lëvizja për pesë centimetra për t’i shpëtuar goditjes së kundërshtarit, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat