Daniel Dubois ka disa fjalë për Anthony Joshuan

Boksi

Daniel Dubois ka disa fjalë për Anthony Joshuan

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:54
Anthony Joshuan

Daniel Dubois i cili është një nga boksierët më premtues në botë ka lëshuar disa komente për kampionin e peshave super të rënda, Anthony Joshua.

Dubois ka shprehur mirënjohjen e tij për AJ duke e falënderuar për mundësinë që të stërvitej me të, në fillimin e karrierës së tij.

Të gjitha këto fjalë boksieri i ka thënë para duelit të tij të së premtes, kundër Razvan Cojanu.

“Ishin stërvitje të mira” ka thënë Dubois për ushtrimet me AJ, për ‘BT Sport’.

“Ato më drejtuan mua në ndeshjet profesionale, pasi ndava një ring me të. Ishte ndihmë e madhe dhe eksperiencë e mirë” ka thënë tutje i riu.

Që nga debutimi i tij në boksin profesional , në prill të 2017, Dubois ka një rekord 9-0-0, duke fituar me nokaut në tetë prej nëntë dueleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat