Salihu: Besim, unë jam me qira dhe marr 700 euro, por nuk kam pallat sikur ju

Boksi

Salihu: Besim, unë jam me qira dhe marr 700 euro, por nuk kam pallat sikur ju

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:29
Aziz Salihu

Ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, aktualisht kryetar i KBO Prishtina, vazhdon kritikat ndaj kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Ai ankohet se po i bëhet e padrejtë dhe sipas tij, kur shkon jashtë detyrohet mi gënjyer shtetet e huaja për një arsye!

“Jam i pakënaqur me disa njerëz të cilët e udhëheqin sportin olimpik. Unë punova natë e ditë për sportin e pavarur dhe Komitetin e Olimpik të Kosovës, krejt punët i bëra për Kosovën. Ma ka marrë pasurinë okupatori serb! Me kujtohet kur regjimi serb na ka dërguar letra në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit, që ta pranojmë Serbinë në fillim të viteve të 90-ta.

Unë me nxënësit e mi e kemi refuzuar qind për qindtë letrën e tyre dhe nuk kemi stërvitur në sallë. Pas një muaj Ali Latifi ka qenë iniciator që të bashkohem ne dhe të themelojmë Federatën e Pavarur të Sporteve të Kosovës. Ali Latifi ma mori emrin tim dhe e dërgoi në Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke iu treguar se Kosova ka medalistin e bronztë olimpik në vitin 1984 dhe është tri herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, në Moskë, në Los Anxhelos dhe në Seul.

Unë isha aty dhe pas disa muajve organizohemi dhe e themelojnë KOK-un. Isha në rrugë dhe e pash Muhamet Berishën, ka qenë sekretar i sporteve në atëkohë dhe ai me gjithë zemër e pranoi, i thash i gjejmë do pare. Kemi shkuar në Shkup dhe i kemi gjetur disa të holla, jemi kthyer dhe ia kemi dal ta themelojmë Komitetin Olimpik. E arritëm qëllimin, disa nuk e gëzojnë se kanë vdekur dhe disa janë gjallë, arritëm Veton Surroin me bë kryetar të KOK-ut. Ai nuk ke në at moment aty, unë e gjeta at dhe ai me tha: Po, e pranoi pozitën e kryetarit. E bëra kryetar por u tërhoq më vonë dhe unë shkova te Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i thash që Shaqir Shaqiri që të bëhet kryetar i KOK-ut. Shaqiri erdh aty me gëzim e kënaqësi, por pastaj shkaku i problemeve politike e presioneve nga Serbia, ka dhënë dorëheqje.

Besim Hasani ka bërë puq në KOK atëkohë. Ai ka pasur një firmë atë kohë me emrin “Besa Cola” dhe ai disave iu ka ndihmuar dhe e bëjnë kryetar. E pash që u bë kryetar, është marre se si u kryetar atëkohë ai. Unë krejt kohën duke vrapuar, duke mbajtur demonstrata, dërguar nënshkrime, kurse Besim Hasani i merrte të gatshme. Besim, Ju nuk jeni i rrahur, as të përndjekur nga Serbia, gjithë herë me emrin tim  ke bërë emër. E them realitetin, nuk di me rrejt, shumë me pyesin pse ai kryetar:

E kam mbrojtur dhe e kam respektuar. E pyes veten, a është normal Besim Hasani, si i shpall sportistët e vitit dhe emrin tim mos ta përmend, iu jep trofe sportistëve që nuk kanë bërë asgjë. Besim, nuk është mirë mi përmendur 700 euro, se 21 vjet kam dhënë pare dhe familjen e kam lënë keq duke bërë shumë për Republikën. Kam mbajtur së paku 50 turne. Këtu mundem me thënë që me kanë ndihmuar disa ministra dhe kurrë sponsorët e mëdhenj që t’i mi japin së paku 10-12 mijë euro ose me thënë merri Aziz se të vyen për turne.

Shumë e kam çmuar dhe dashur Besimin. Jam sëmurë kur kam pas me shkuar në Olimpiadë Rio 2016. Besimi me ka thënë nuk mundesh me dal me sportistët, por na ta sigurojmë një dhomë atje, aty me kapi nervoza dhe u sëmura, ku qëndrova me muaj në spital. Aty ka qenë Fatmir Makolli i cili ka merita të mëdha, se ai shumë punë me ka kryer sa ka qenë në KOK, ndryshe ka qenë edhe nxënës imi.

Nuk e di Besim Hasani si i ka bërë këto kllapa dhe unë nuk kam as pare as firmë. Më vjen keq që i kam lënë keq fëmijët e mi, jam pa banesë dhe lokalin ‘Zizi’ që kisha marrë hua 60 mijë dollarë me ndërtuar, ma morën serbët.

Aziz Salihu jeton në një banesë, i marrë 700 euro dhe mua si sportist Serbia mi ka ofruar 1200 euro, i refuzova menjëherë. Meritat e mia janë: 10 herë kampion ish Jugosllavisë, pese herë kampion ballkanik, dy herë në Lojëra Mesdhetare dhe dy medalje evropiane, një botërore e një olimpike, kam marrë pjesë tri herë në olimpiadë e gjashtë herë në evropian. Ju Besim Hasani, ju lutem tregoni sa medalje i keni fituar?

Unë e di kush është Besim Hasani, e kam marr si refer në Tetovë, aty ia ka nis me u bë i njohur në sport. Atëkohë Besimi ma ka referuar duelin kong-fu dhe full-kontakt. Besim, të kam nderuar dhe të kam bë emër. Besim, mos mi përmend 700 euro, se është marre për ty, e din vetë se sportistët që fitojnë medalje botërore e kanë me ligj të rregulluar pensionin e merituar”, ka thënë Salihu.

“Lutem që Qeveria të më ndihmojë dhe shtetet tjera mos të qeshin me mua, që nuk kam banesë. Duhet mi rrejt shtetet tjera se kam banesë 15 katëshe, veturën luksoze, veç me mbrojt shtetin tim. Krejt në fund, Besim, unë jam me qira dhe marr 700 euro, por nuk kam pallat sikur ju”, përfundoi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat