Dubois ‘shkatërron’ Razvan Cojanu për titullin evropian të WBO

Boksi

Dubois ‘shkatërron’ Razvan Cojanu për titullin evropian të WBO

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:13
Dubois ‘shkatërron’ Razvan Cojanu

Daniel Dubois ka vazhduar me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në ringun profesionist të boksit.

Ylli britanik ka shënuar triumfin më të madh deri më tani, duke mposhtur Razvan Cojanun për titullin evropian të WBO.

Dubois i mjaftuan vetëm dy raunde për ta shtrirë në tapet kundërshtarin e tij dhe për ta bërë rripin të tijin.

 

21 vjeçari pati një performancë sensacionale kundër kundërshtarit që ishte 10 vjet më i vjetër sesa ai.

Në vitin 2017, Cojanu shkoi për 12  raunde kundër Joseph Parker, dhe zgjati 10 raunde kundër Luis Ortiz, por këtë nuk arriti ta bënte me Daniel ‘Dynamite’ Dubois.

E ardhmja e boksit duket se është në duart e sigurta, kur kemi parasysh një boksier si Dubois.

Joshua, Wilder e Tyson Fury duhet të shqetësohen për ‘bishën’ që po rritet dhe do t’i kontestojë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat