McGregor: Inspirohem nga Ronaldo

Boksi

McGregor: Inspirohem nga Ronaldo

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:42
Ronaldo dhe McGregor

Ylli i UFC është i mahnitur me mentalitetin fitues që ka Cristiano Ronaldo.

Connor McGregor e cilëson Cristiano Ronaldon si një sportist fenomenal nga i cili edhe gjen inspirim për t’u stërvitur më shumë.

Irlandezi që është një prej më të mirëve në artet marciale të UFC, ka thënë se Ronaldo për kundër moshës (34-vjeç), mbetet një shembull për të t’u ndjekur nga të gjithë sportistët.

“Cristiano është një sportist fenomenal, ashtu siç është edhe si njeri”, ka deklaruar McGregor.

“Disiplina që ai posedon, sjellja në perfeksion, si dhe dedikimi ndaj punës që bënë, është shumë inspirues. Ronaldo ka bërë që shumë fëmijë të inspirohen për të luajtur futboll”.

“Vetëm shikoni ndeshjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve, ku ndonëse në moshë 34-vjeçare, ai realizoi het trik dhe këtë e bëri përballë njërës prej mbrojtjeve më të mira në Evropë, siç është ajo e Atletico Madrid. Ky njeri është inspirim për të gjithë”, përfundoi irlandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat