Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballen sërish në një ring boksi.
Sipas promotorit Bob Arum, boksierët mund të duelojnë me njëri tjetrin jo më herët sesa viti 2020.
Dy gjigantët e peshave super të rënda kishin luajtur baras në duelin e tyre të parë, më 1 dhjetor të vitit të kaluar, në Los Angeles.
“Fury do të ketë edhe një tjetër spektakël në Amerikë, shpresoj se në shkurt të vitit tjetër ai do të përballet me Wilder” ka thënë Arum.
Wilder tashmë ka zyrtarizuar duelin e tij të radhës, dhe do ta mbrojë titullin e WBC ndaj Dominic Breazeale.