Jones do të mbrojë titullin kundër Santosit

Boksi

 Jones do të mbrojë titullin kundër Santosit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 18:09
 Jones do të mbrojë titullin kundër Santosit

Jon Jones, luftëtari më i madh i arteve marciale mikse, do të jetë në divizionin e tij. Ai do ta mbrojë titullin e “light-heavyweight” ndaj Thiago Santos më 6 korrin në UFC 239.

Pas një periudhe me ulje-ngritje në tre vitet e fundit, mesa duket Jones ka gjetur pak stabilitet në jetën dhe karrierën e tij. Ai rifitoi titullin gjatë dhjetorit duke mposhtur Alexander Gustaffoson dhe e mbrojti në UFC 235 ndaj Anthony Smith.

Santos është një ish-peshë e mesme i cili është ringjallur në peshën ligh-heavyweight. Që kur u ngjit një peshë më lartë ai i ka fituar të tri ndeshjet e fundit me KO/TKO ndaj Eryk Anders, Jimi Manuwa dhe Jan Blachowicz. UFC 239 do të zhvillohet në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat