Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka zbuluar katër duelet e radhës për Anthony Joshuan.
Anthony Joshua do të përballet me të pamposhturin Jarrell Miller, më 1 qershor, në Madison Square Garden të New York.
Por, në 18 muajt e ardhshëm, Joshua do të përballet edhe me të tjerë kontestues të titujve të tij, ka bërë të ditur Eddie Hearn.
Pas ndeshjes me Miller, Joshua shpreson për një duel me amerikanin i cili mban rripin e WBC, Deontay Wilder.
“Ne duam që të përballemi me Wilder në nëntor apo dhjetor të këtij viti” ka thënë Hearn.
Pulev, Wilder, Fury dhe Usyk pritet të jenë katër kundërshtarët e ardhshëm të AJ, pas Jarrell Miller.