McGregor u pensionua, por shikoni si po stërvitet ai

Boksi

McGregor u pensionua, por shikoni si po stërvitet ai

Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:03
McGregor

Është bërë e ditur se Conor McGregor është pensionuar nga sportet luftarake.

Ish kampioni i UFC ka bërë të ditur se nuk do të garojë më në garat e UFC, por së fundmi janë publikuar disa video ku ai shihet duke u stërvitur fort.

Një video nga ‘TMZ’ na siguron pamjet e yllit irlandez në ringun e boksit, ku ai shihet duke u stërvitur.

McGregor duket në një formë mjaft të mirë, dhe duket i gatshëm për rikthim nëse një gjë e tillë kalon në mendjen e tij.

Për herë të fundit, McGregor ishte përballur me Khabib Nurmagomedov, ku kishte pësuar humbje.

Pas ndeshjes, lojtarët ishin përfshirë në një rrahje masive, ku ishin përfshirë edhe skuadrat e luftëtarëve, gjë që kishte bërë që dyshja të dënohen nga udhëheqësit e UFC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat