Para duelit të madh me Crawford, Khan kthehet tek trajneri i vjetër

Boksi

Para duelit të madh me Crawford, Khan kthehet tek trajneri i vjetër

Më: 30 mars 2019 Në ora: 23:29
Amir Khan

Amir Khan do të rikthehet në ringun e boksit për tu përballur me Terence Crawford.

Përpara këtij dueli, Khan është rikthyer të stërvitet me trajnerin e tij të vjetër, Virgil Hunter.

Ai ka treguar se këto stërvitje të cilat po mbahen në San Francisco po ecin shumë mirë dhe se po e shijon rikthimin tek Hunter.

“Stërvitjet po ecin mirë. Jam në San Francisco dhe po më pëlqen rikthimi tek Virgil” ka thënë Khan për ‘Mirror’.

“Ne po stërvitemi fort, dhe do të jemi në gjendje shumë të mirë sepse e dimë se Terence është luftëtar i shkëlqyer” ka shtuar tutje boksieri.

Khan është shprehur me shumë besim pas këtij rikthimi, dhe është i gatshëm të dueloj fortë për titullin e kampionit.

Mbetet të shihet nëse Crawford do të jetë i aftë që të mposhtë gjigantin Amir Khan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat