Çmenduri në ring, boksieri kafshon rivalin në bark, skualifikohet

Boksi

Çmenduri në ring, boksieri kafshon rivalin në bark, skualifikohet

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:07
David Price

Boksieri britanik Kash Ali është skualifikuar nga gjyqtari në duelin e peshës së rëndë ndaj patriotit të tij David Price, pasi ka kafshuar në bark rivalin. Ngjarja ka ndodhur në raundin e pestë (dueli u zhvillua në Londër), kur të dy boksierët ishin në tapet, në kontakt fizik me njëri-tjetrin.

Pasi ra mbi trupin e Price, boksieri Kash Ali kafshon rivalin në bark, duke lënë shenjë. “Gjyqtar, ai po më kafshon”, ka bërtitur Price, duke iu drejtuar gjyqtarit të ringut. Ngjarja ndodhi në zonën ku ishte stafi i Price, që gjithashtu lajmëron gjyqtarin për këtë incident. “Shikoni trupin e tij”, thotë trajneri i Price.

Në këtë moment gjyqtari ndal ndeshjen dhe Ali (23 fitore e 6 humbje në karrierë) largohet nga ringu i shoqëruar nga forcat e sigurisë.

“Ai është një fatkeqësi për sportin tonë”, tha pas duelit David Price, 24 fitore, 5 humbje dhe 1 duel pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat