Boksieri i njohur ukrainas, Wladimir Klitschko, ka vendosur që të rikthehet në ring që në muajin e ardhshëm të këtij viti.
Sipas gazetës ukrainase “Sport Arena”, Klitschko ka arritur marrëveshje prej 92 milionë funtave me transmetuesin “DAZN” dhe do të zhvillojë tri meçe.
Ish-kampioni i peshave të rënda do të rikthehet më 25 maj, me meçin që do ta zhvillojë në “Stadiumin Olimpik” në Kiev të Ukrainës dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në shtëpi që nga viti 1998.
Ende nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i tij i parë. Kohë më parë ishte përfolur se do të jetë boksieri britanik, Dontay Wilder, por ende nuk ka diçka zyrtare.