Nokautohet në ring, pëson katër sulme në zemër, ndërron jetë mundësi i njohur

Boksi

Nokautohet në ring, pëson katër sulme në zemër, ndërron jetë mundësi i njohur

Më: 3 prill 2019 Në ora: 06:43
Mundësi i talentuar Jiu-Jitsu

Mundësi i talentuar Jiu-Jitsu ka vdekur pasi u nokautua në një event të MMA në Brazil, shkruajnë mediet lokale.

Atleti nga Amazona, Mateus Fernandes, 22-vjeçar, ka pasur katër sulme në zemër në mbrëmjen e së shtunës, pasi është goditur rëndë në kokë dhe qafë nga kundërshtari i tij.

Mundësi amator i fitoi dy raundet e para në këtë garë të mbajtur në Manaus.

Raundi i tretë ishte fatal për 22-vjeçarin, i cili mori dy goditje të fuqishme nga kundërshtari i tij, Obed Pereira.

Më pas, ndërhyri edhe stafi mjekësor për t’i dhënë atij ndihmën e parë.

“Jemi duke e pritur raportin e autopsisë, teksa ka pasur zëra se Mateus ka përdorur drogë para se ai të futej në ring”, tha fillimisht Romulo Lobo, organizator i këtij eventi.

“Kjo ka mundur edhe t’i kontribuojë vdekjes së tij. Jemi ende në pritje të rezultateve”, tha Lobo në mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat