Azemi në finale të turneut ndërkombëtar

Boksi

Azemi në finale të turneut ndërkombëtar

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:53
Azemi në finale të turneut ndërkombëtar

Boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë dhe i KB Shkupi, Ardijan Azemi (+80kg) është plasuar në finale të turneut të fuqishëm ndërkombëtarë në boks për të rinj, “Emil Zhecev”në Botevgrad të Bullgarisë.

Në mecin gjysmëfinal, ai mposhti Meiram Bolashak nga Kazakistani dhe hyri në finale të këtij turneu cilësor. Azemi tani ka të sigurt medaljen e argjendtë, ndërsa ai dhe stafi I tij në krye me trajnerin Naser Haruni shpresojnë në medalje të artë.

Kujtojmë se, ky turne është test i mirë për Azemin para kampionatit Europian për kadet që do të mbahet në Galaty të Rumanisë nga 23 maj deri me 2 qershor të këtioj viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat