Përjashtohet përjetësisht për doping, McGregor tallet me Khabib

Boksi

Përjashtohet përjetësisht për doping, McGregor tallet me Khabib

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:36
Khabib Nurmagomedov, Zubaira Tukhugov dhe Ruslan Magomedov

Debati e lufta mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov është shumë larg përfundimit. Ndonëse irlandezi njoftoi pak kohë më parë daljen në pension nga MMA, “The Notorius” vijon të grushtojë e shkelmojë mediatikisht armikun e tij më të zjarrtë në UFC, Khabib.

Kështu, pasi u tall një ditë më parë me bashkëshorten e Khabib, sot McGregor ka vijuar sulmin ndaj tij duke tentuar të degjenerojë ekipin e rusit, pas skandalit të dopingut. 

Nëpërmjet postimit më të fundit në “Tweeter”, “Mystic Mac” ka diskretituar shokët e ekipit të Khabib: Zubaira Tukhugov dhe Ruslan Magomedov, me këtë të fundit që është përjashtuar përjetësisht nga (USADA) Agjencia Anti-Doping e SHBA.

“Uauu një tjetër dagestan u kap duke abuzuar me steroide. Bëhen 2 nga 3 në këtë fotografi të kapur mat dhe të dënuar për abuzim me steroide, me më të fundit që u kap 3 herë radhazi dhe tani është përjashtuar përjetësisht. Punë e shkëlqyer @JeffNovitzkyUFC. Hipokrizia është e vetmja që nuk falet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat