E thotë Tyson Fury: Revanshi me Wilder do të zhvillohet këtë vit - Bota Sot
E thotë Tyson Fury: Revanshi me Wilder do të zhvillohet këtë vit

Boksi

E thotë Tyson Fury: Revanshi me Wilder do të zhvillohet këtë vit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:18
Tyson Fury - Wilder

Tyson Fury ka insistuar se revanshi me kampionin e WBC, Deontay Wilder, do të bëhet dhe do të zhvillohet këtë vit.

Ishte dueli i 1 dhjetorit në Los Angeles ai që përfundoi me barazim, për të bërë që rripi i WBC të mbetet me Wilder.

Rezultati asokohe nxiti shumë reagime, pasi për shumë kë ishte Tyson Fury ai që kishte fituar duelin.

Kështu, pati shumë tentime që të aranzhohet një revansh mes dy gjigantëve të boksit, dhe një gjë të tillë britaniku ka thënë se do ta shohim këtë vit, sipas Johnny Nelson.

“Kam folur mbrëmë në telefon me Fury dhe ka thënë ‘Po të them se nuk ishin boksierët ata që nuk deshën duelin, por ishin biznismenët’” ka thënë Nelson.

“Fury beson se një revansh do të bëhet. Ai beson se do të bëhet pas ndeshjes me Breazeale” ka thënë tutje ai.

Boksieri britanik e kishte cilësuar si kontraversial vendimin e jurisë për barazim, mirëpo synon që herën tjetër ta marrë me vete rripin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...