Miller paralajmëron se do ta nokautojë Joshuan

Boksi

Miller paralajmëron se do ta nokautojë Joshuan

Më: 6 prill 2019 Në ora: 23:40
Anthony Joshua – Jarrell Miller

Spektakli i duelit Anthony Joshua – Jarrell Miller po afron.

Më 1 qershor të këtij viti, kampioni i katërfishtë, Anthony Joshua do të rikthehet për të zbritur në ringun e boksit.

Në ‘Madison Square Garden’ të New York, AJ do të tentojë ta mbrojë titullin e tij të kampionit në duelin me Jarrell Miller.

Para këtij takimi, amerikani Miller është shprehur shumë optimist dhe ka thënë se do ta nokautojë boksierin britanik.

“Jo, definitivisht jo” ka thënë Miller kur është pyetur nëse Joshua do të mund të matet me kondicionin e tij.

“Në secilën mënyrë unë do ta mposhtë atë. Kam goditje më të mirë, kondicion më të mirë, dhe goditje më të shumta” ka thënë tutje ‘Big Baby’.

“Shtatë deri në tetë raunde, kaq do të arrijë të mbijetoj ai” ka thënë Miller për kampionin.

Fjalët e Jarrell Miller janë të mëdha para duelit me Joshua, mirëpo mbetet të shihet se cila do të jetë paraqitja e tij më 1 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat