Dana White prezanton dy duelet e mëdha të këtij viti

Boksi

Dana White prezanton dy duelet e mëdha të këtij viti

Më: 7 prill 2019 Në ora: 06:28
Dana White

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar sot se ai synon të organizojë dy duele të mëdha këtë vit në kafaz. Dhe të dyja përfshijnë ikonën e arteve marciale mikse Conor McGregor. Fillimisht irlandezi tha se do të tërhiqej nga sporti, por më pas vendosi të rikthehej në kafaz. Ndaj White synon t’i ofrojë skenën e eventeve të mëdha, duke organizuar dy revanshe për irlandezin.

Duke folur për revanshet, i pari që pritet të organizohet është ai mes Conor McGregor dhe kampionit të botës në peshën e lehtë Khabib Nurmagomedov. Pas polemikave të kohëve të fundit mes dy sportistëve ky duel mund të jetë i rrezikshëm dhe i vështirë për momentin, ndaj Dana White ka një plan.

“Për momentin po mendoj të organizoj revanshin mes Conor dhe Floyd Mayweather. Kemi biseduar me Floyd dhe nëse ai vendos të bëjë një duel të vetëm në kafaz Conor është gati. Do të ishte një fitim i madh për të gjitha palët”, u shpreh presidenti i UFC-së.

“Më pas e ka radhën revanshi mes Conor dhe Khabib, një tjetër duel i madh që përfshin dy kampionët e këtij sporti. Për mua këto dy revanshe janë në axhendë për t’u organizuar dhe të dyja përfshijnë McGregor”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat