Ja kur zhvillohet Fury-Schwarz

Boksi

Ja kur zhvillohet Fury-Schwarz

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:41
Ja kur zhvillohet Fury-Schwarz

Është konfirmuar se ku do të zhvillohet meçi i radhës i Tyson Furyt. Javë më parë, u konfirmua meçi i radhës i boksierit britanik, që do të ndeshet me gjermanin Tom Schwarz. Të hënën promotori i boksit, Frank Warren, zbuloi gjithçka edhe sa i përket vendit ku do të zhvillohet dueli.

Fury – Schwarz do të zhvillohet më 15 qershor, në ‘MGM Grand’ të Las Vegasit.

24-vjeçari Schwarz është një boksier i panjohur për publikun edhe pse ka zhvilluar 24 duele dhe nuk ka asnjë humbje në ring si profesionist.

Fury (27 fitore, 1 barazim), do të duelojë me gjermanin për ta mbrojtur titullin e tij të peshave të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat