Klitschko zbulon të ardhmen

Boksi

Klitschko zbulon të ardhmen

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:48
Klitschko zbulon të ardhmen

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet më në ring.

Ai ka konfirmuar se ka mbyllur punë një herë e mirë me sportin e boksit dhe se karriera e tij si boksier në peshën e rëndë është e përfunduar.

Klitschko, 42-vjeçar, i ka cilësuar deklaratat e ditëve të fundit për një rikthim në ring si dhe ofertat marramendëse se do të përfitojë 100 milionë dollarë si “gënjeshtër për 1 prill”, shkruan telesport. “Statusti im si një boksier i tërhequr nga sporti nuk ka ndryshuar dhe s’do të ndryshojë. Zërat që dëgjoj shpesh për një rikthim në sport më gëzojnë, i marr si një kompliment, por s’ka asgjë të vërtetë në to. Nëse fansat vërtet dëshirojnë të më shohin në ring kjo është diçka e bukur. Jam i gëzuar që komuniteti im i boksit nuk më ka harruar dhe se u mungoj. Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Klischko, i cili ka regjistruar 64 fitore e 5 humbje si profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat