UFC 236, dy duele për titullin e përkohshëm kampion bote

Boksi

UFC 236, dy duele për titullin e përkohshëm kampion bote

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:55
UFC 236

Më 13 prill, në Atlanta, do të zhvillohet eventi UFC-236 në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes nga fansat, pasi do të organizohen dy duele për titullin e përkohshëm të kampionit të botës.

Në peshën e lehtë do të përballen Max Holloway dhe Dustin Poirier. Një sfidë që pritet me shumë me interes, pasi fituesei i saj do të fitojë të drejtën për të dueluar ndaj Khabib Nurmagomedov. Holloway, kampion bote në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg)  ka dueluar edhe 7 vite më parë ndaj Poirier, por ka humbur me “submission”. Tashmë ai synon titullin në një peshë tjetër.

Interesante edhe sfida për titullin e përkohëshm në peshën e mesme, ku përballë njëri-tjetrit do të duelojnë Kevin Gastelum dhe Israel Adesanya. Edhe në këtë rast, fituesi do të ndeshet më pas me kampionin në fuqi, Kamaru Osman.

Në këtë event janë gjithsej 13 duele, por vetëm 5 prej tyre janë në “main card”. Sot sportistët do të kryejnë peshimet zyrtare dhe më pas do të ngjiten në kafaz në mëngjesin e së dielës (ora 04:00 më orën shqiptare).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat