E pabesueshme: Shpëtim Shala sonte bokson për titull evropian – këto janë detajet

Boksi

E pabesueshme: Shpëtim Shala sonte bokson për titull evropian – këto janë detajet

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:57
Shpëtim Shala

Boksieri nga Peja Shpëtim Shala sonte do të boksojë për titullin evropian EBU në kategorinë gjysmë të rëndë (-81kg), duke fituar kështu një rast jetësor, madje si zëvendësues për një boksier të lënduar.

Dominic Boesel, boksieri më i mirë gjerman në këtë kategori është dashur që për titullin evropian EBU, që ka është vakant, të luftojë me boksierin shqiptar Orial Kolaj.

Madje, Kolaj dhe Boesel kishin kryer edhe procedurën e peshimit zyrtar dhe gjithçka ishte gati që meçi të zhvillohet sonte, bën të ditur media, bazuar në njoftimet medieve gjermane.

Mirëpo, në ditën e meçit, Kolaj u tërhoq për shkak të një lëndimi që duket se është serioz, fjal ëhstë për çarje ose thyerje të një ashti, që atij ia pamundëson paraqitjen në ring.

Kështu Shala, 33 vjeçar, i lindur në Pejë, është gjetur si zëvendësues i minutës së fundit për meçin me Boeselin.

Insporti raporton se Shala dhe Boesel e kanë pasur një duel më herët dhe Boesel kishte dalë fitues, mirëpom në rast se kosovari fiton sonte do të fitonte titullin në EBU, federatë ku më herët kanë qenë kampionë Luan e Haxhi Kransiqi, në kategoritë përkatëse të peshave.

Meçi do të zhvillohet në Erdgas Arena në Halle të Gjermanisë. Shala nuk ka boksuar që nga viti i kaluar dhe është autsajder në këtë duel, por, shansi që i është dhënë mund të jetë motivi që i duhet për të bërë shfaqjen e jetës së tij dhepër tu ngjitur në majat e boksit evropian.

Deri më tani ky boksier ka 23 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim në karrierën si profesionist, kurse kundërshtari i tij Boesel, është 4 vjet më i ri dhe ka 28 fitore dhe vetëm një humbje, duke u bazuar në statistikat zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat