Arnold Gjergjaj sonte lufton për të kthyer titullin EBU - Bota Sot
Arnold Gjergjaj sonte lufton për të kthyer titullin EBU

Boksi

Arnold Gjergjaj sonte lufton për të kthyer titullin EBU

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:48
Arnold Gjergjaj

Boksieri shqiptaro-zviceran i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, “Kobra”, lufton sonte ose “të premten e mirë” (dita paraprijëse e Pashkëve) në Stamboll kundër turkut Umut Camkiran.

Kësaj radhe ai synon kthimin e titullit të humbur të kampionit në versionin EBU, ku bëjnë pjesë shtetet jashtë BE-së.

“Kobra” 34-vjeçar, i cili kryqëzon dorëzat me turkun 30-vjeçar, titullin e përmendur e ka mbrojtur në periudhën 2014-2016. Ndërsa në luftën e tij të fundit ai pati pësuar një nokaut të rëndë, duke humbur edhe titullin. Fakti se turku bokson para publikut të vet, mund të jetë ngarkesë më e madhe për të dhe, ndoshta favorizues për Gjergjajn, shkruajnë mediat zvicerane në prag të meçit.

Arnold Gjergjaj deri tash ka pasur 34 luftëra në arenën profesioniste, nga të cilat 32 i ka fituar dhe vetëm 2 i ka humbur. Ndërsa kundërshtari i tij ka boksuar deri tash 11 herë si profesionist dhe të gjitha meçet i ka fituar me nokaut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...