Kjo i ndodhi Arnold Gjergjajt!

Boksi

Kjo i ndodhi Arnold Gjergjajt!

Më: 20 prill 2019 Në ora: 11:02
Kjo i ndodhi Arnold Gjergjaj!

Humbje tjetër e hidhur për boksierin shqiptar, Arnold Gjergjaj.Në meçin për titullin kampion evropian për shtet jashtë BE-së në versionin EBU të kategorisë së rëndë, boksieri nga Gjakova u mposht nga turku Umut Camkiran.

34-vjeçari shqiptar e humbi luftën me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të meçit të zhvilluar në Stamboll, të premten mbrëma.Vendimi i gjyqtarëve ishte: 115: 113, 115: 113 dhe 118:110 në favor të Camkiran.

Siç raporton gazeta zvicerane Blick.ch, ndonëse meçi u zhvillua në Stamboll – shtëpinë e boksierit Camkiran – nuk mund të akuzohen gjyqtarët për favorizimin e 30-vjeçarit turk.

Edhe pse Gjergjaj fitoi dukshëm raundin e parë, në vazhdim ai nuk arriti ta kontrollonte meçin ashtu siç do kishte dashur.Por, nëse shihet lufta, vërehet një luftë deri diku e barabartë në të cilën duket se Gjergjaj, përveç raundit të parë, fitoi edhe disa nga raundet e fundit të meçit.Gjergjaj humbi në meçin e tij të 35-të të boksit profesionist.

Kjo ishte hera e parë që 34-vjeçari humbi një meç me pikë. Para kësaj lufte, Gjergjaj kishte humbur dy herë në 34 ndeshje: disfata e parë erdhi pothuajse tre vjet më parë, kur u mposht me lehtësi nga britaniku David Haye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat