Momentet dramatike të Arnold Gjergjajt

Boksi

Momentet dramatike të Arnold Gjergjajt

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:56
Momentet dramatike të Arnold Gjergjajt

Humbje tjetër e hidhur për boksierin shqiptar, Arnold Gjergjaj. Në meçin për titullin kampion evrope për shtet jashtë BE-së në versionin EBU të kategorisë së rëndë, boksieri nga Gjakova u mposht nga turku Umut Camkiran.

34-vjeçari shqiptar e humbi luftën me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të meçit të zhvilluar në Stamboll, të premten mbrëma.

Vendimi i gjyqtarëve ishte: 115: 113, 115: 113 dhe 118:110 në favor të Camkiran.

Siç raporton gazeta zvicerane Blick.ch, ndonëse meçi u zhvillua në Stamboll – shtëpinë e boksierit Camkiran – nuk mund të akuzohen gjyqtarët për favorizimin e 30-vjeçarit turk.

Edhe pse Gjergjaj fitoi dukshëm raundin e parë, në vazhdim ai nuk arriti ta kontrollonte meçin ashtu siç do kishte dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat