Më 8 qershor na pret një përballje boksi që asesi nuk duhet humbur

Boksi

Më 8 qershor na pret një përballje boksi që asesi nuk duhet humbur

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:47
Gennady Golovkin dhe Steve Rolls do të përballen më 8 qershor në ring.

Më 8 qershor na pret një përballje e nxehtë në boks.

Gennady Golovkin dhe Steve Rolls do të përballen më 8 qershor në ring.

Golovkin ka thënë se ka kohë që po e pret një meç të tillë, duke thënë se e njeh shumë mirë kundërshtarin.

“E njoh shumë mirë këtë rival. E pashë, ai duket i uritur për të fituar ndaj meje. Është një boksier i rrezikshëm dhe i pamposhtur”, tha Golovkin, 38 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij, transmeton lajmi.net.

“Dëshiroja shumë që të përballesha me një rival më të fortë, por asnjë nuk do të duelojë me mua. Gjithsesi, unë kam një kontratë me DAZN për 6 duele dhe për mua nuk ka më rëndësi se cilin kam përballë”, ka shtuar më tej ai.

Nga ana tjetër, Steve Rolls numëron 19 fitore e asnjë humbje deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat