“Big Edi” apo djaloshi nga Kosova

Boksi

“Big Edi” apo djaloshi nga Kosova

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:34
“Big Edi” apo djaloshi nga Kosova

Boksi profesionist në Gjermani ka edhe një boksier të respektueshëm që me prejardhje është nga Batusha e Gjakovës por që jeton dhe vepron në rrethin të Hamburgut qysh nga mosha 4 - vjeçare. Bëhet fjalë për Erdogan Edi Kadrija i cili me boks filloi qysh nga mosha 15 vjeçare, njëherit në amatorizëm ku pati shumë suksese kurse më pas edhe në profesionalizëm ku gjithashtu ishte i shkëlqyeshëm. Gjatë karrierës 4 vjeçare ai shumë pak pati mbështetje financiare por ia doli që gjithnjë ti organizonte ndeshjet e tija  madje edhe të fitoj.  Për “ArenaRing” ai thotë se synon që në të ardhmen të ndeshet me boksier të pathyeshëm për ti treguar atyre se shpirti i shqiptarit është luftëtar me plot suksese. Gjithashtu na zbuloi se tani ka një sponsor serioz dhe pret që këtë vit të zhvillo 3 ndeshje. 
Kur keni filluar me boks?
Edi:
Me boks kam filluar të merrem nga mosha 15 vjeçare, kurse më herët me sport jam marr edhe me futboll. Kisha karakter luftarak dhe dëshiroja të filloj diçka atraktive dhe kështu zgjodha sportet luftarake duke u regjistruar në klubin e boksit Cloppenburg ku edhe kam pas fat të kem trajner një ekspert nga Rusia, Vladimir Sterlikov i cili më mësoi shkollën e tyre dhe e njëjta më ka ndihmuar shumë në vazhdim të karrierës sepse është një teknik e posaçme.
Na thuaj diçka për fillimin e karrierës amatore?  
Edi:
Ndeshja ime e parë ka qen pas 1 viti ushtrime, ku deshi fati debutova me sukses dhe kështu  vazhdova karrierën time duke zhvilluar 70 ndeshje (63 fitore), ku prej tyre u shpalla disa herë kampion i rrethinës ku jetoja, kampion i shtetit si dhe triumfoja në turne të ndryshme . Jam i kënaqur nga karriera ime amatore dhe kështu para 4 viteve në moshën 28 vjeçare vendosa që të kaloj në boksin profesionist. 
Si ishte fillimi në Pro Boks?
Edi:
Po e fillova shumë thjesht, sepse mendja ime më thoshte se jam gati për PRO dhe shkova në Hamburg i takova disa persona dhe kështu filloi ëndrra ime të realizohet. Ndeshja e parë ka qen para 1500 shikuesve dhe nuk po mundem ta përshkruaj me fjalë ato ndjenja që u krijuan aty. Shumë fansa me flamuj kuqezi që kishin ardhur të na përkrahnin kurse unë ndeshesha me një serb, Igor Nistor , të cilin madje edhe nuk e njihja mirë sepse mu kishte ndërruar kundërshtari vetëm disa ditë më parë. Mbaj mend kam qen shumë nervoz para ndeshjes sepse doja me çdo kusht të debutoj në pro boks me fitore dhe ashtu ndodhi. Dola në ring dhe vetëm pas 30 sekondave pas një goditje timen kundërshtari u përplas përtoke ku edhe filloi festa. Dhe kështu fillova me suksese edhe në Pro duke zhvilluar deri tani 12 (KO) lufta ku prej tyre kam shënuar 11 fitore. Fillimi i karrierës ka qen shumë i vështirë për mua sepse nuk e dija se ky sport është si biznes, nuk kisha sponsora, nuk kisha se kush të mi paguaj kundërshtarët dhe kjo më frustronte. Bëja sparinge në Hamburg dhe prisja shansin time mirëpo e pash se kjo nuk po më sjell asnjë fitim dhe vendosa vet të kërkoj sponsora dhe fillova edhe të organizoj evente ne rrethinën ku jetoj ku gjithnjë vijnë deri 1500 veta sepse siç ju thash mua më respektojnë shumë këtu. Kjo ndikoi që sot të kem edhe një sponsor serioz me të cilin jemi marr vesh para 4 muajve që të më udhëheq dhe për këtë jam shumë i gëzuar se do vazhdoj me ushtrime pa stres dhe këtë vit pres të zhvilloj edhe 3 ndeshje pro. 
Sa është i zhvilluar boksi në rrethinën ku jeton?
Edi:
Në vendin ku  jetoj unë ka disa klube amatore dhe është shumë i popullarizuam boksi. Unë ju ndihmoj shumë sidomos punoj me fëmije dhe i këshilloj ata gjithnjë që të largohen nga rruga dhe të ushtojnë sport. Kështu unë kam krijuar një respekt të madh këtu dhe nuk kam asnjë problem, përkundrazi edhe populli më mbështet. Dua të them se edhe shteti gjerman i ndihmon boksit amator dhe për këtë jam shumë i kënaqur.
Planet e juaja? 
Edi:
Të gjithë dëshirojnë të bëhen kampion Evrope e bote, por unë kam dëshirë të ndeshem me shumë boksier që vetën e llogarisin të pathyeshëm sepse unë kam tekniken e mirë, goditjet dhe lëvizjet që pakë bokser i kanë në Gjermani dhe dua t’ju tregoj të gjithëve se Edi në Gjermani ka ardhur i vogël 4 vjeç dhe ka filluar nga asgjë, u rrit normal dhe dua me ju tregu se edhe me këto kushte kam arrit shumë suksese. Andaj dua të ndihet emri im si një shqiptar që kur dalim në ring ndeshemi me zemer e jo si disa që kanë madje edhe 10 lufta por të njëjtat i ka fituar pa meritë. 
Sa ju ka mbështet familja ? 
Edi:
Familja ime më ka mbështet shumë në karrierën time duke qen gjithnjë së bashku me miqtë e mi në ndeshjet e mija. Ata janë gjithnjë afër ringu kur ndeshem unë, kurse për mua kjo është një motiv shtesë sepse dua që ti bëj krenar dhe besoj deri tash ja kam dal qëllimit 
Bashkëpunime me sportistet  shqiptar? 
Edi:
Ne amator por edhe profesionalizëm kemi ushtruar me Elvis Etemi, Sefer Seferi, Nuri Seferi, Limi Tahiri, Alban Pervizaj, Gabriel Tonici, i respektoj dhe me respektojnë , si dhe me Erzen Rustem. Me shqipet  gjithnjë në kohën e lirë takohemi edhe privatisht dhe i shkëmbejmë përvojat tona. 
Do ndesheshe në Kosovë?
Edi:
Nëse me jepet rasti normal se do paraqitesha edhe para publikut kosovar sepse atje kam lind dhe besoj se do ishte një ndeshje emocionale për mua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat