Ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu sot ka një ditë të veçantë, një ditë që e po kremton datëlindjen e tij. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 sot kremton 65 vjetorin e lindjes.
Ai ka fituar edhe një status të ri, pensionist! Salihu nuk ndihet i kënaqur sot, sepse sipas tij nuk e ka uruar për datëlindje as kryeministri, as presidenti as kryetari i Kuvendit e as ministri. Salihu me shoqëri kremton datëlindjen dhe po ndihet sikur në ditët më të mira.