Ruiz e kërcënon Joshuan: Ju luftoni si një robot i madh, do ta shkruaj historinë ndaj teje

Boksi

Ruiz e kërcënon Joshuan: Ju luftoni si një robot i madh, do ta shkruaj historinë ndaj teje

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:31
Foto të boksierëve

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit, Anthony Joshua, lufton si një robot i madh, sipas Andy Ruiz Jr, i cili është zotuar se do të shkruajë historinë duke e mposhtur britanikun në meçin e tyre më 1 qershor në SHBA.

Boksieri meksikan është konfirmuar si kundërshtari i Joshuas për debutimin e tij në SHBA, duke e zëvendësuar Jarrel Millerin i cili doli pozitiv në testet e dopingut.

“Gjithë jetën time njerëzit më kanë nënvlerësuar mua, prandaj do të luftoj për të fituar gjithçka”, tha Ruiz.

“Nuk do të futem në ring i frikësuar e as nervoz, por për të fituar atë që është e imja. Kjo është mundësia ime për ta shkruar historinë”, shtoi ai.

Ruiz vjen i freskët nga një fitore e fuqishme ndaj Alexander Dimitrenko, të cilin e nokautoi pas pesë rundeve në fillim të këtij muaji.

29-vjeçari do të përpiqet t’ia rrëmbejë Joshuas titujt WBA, WBO dhe IBF në arenën e famshme në Manhattan.

“Mendoj se për shkak se është shumë i gjatë, ai bokson si robot i madh. Mendoj se ai nuk ka boksuar me asnjë boksier si unë, sepse unë jam i shpejt, i lëvizshëm dhe me stil ndryshe”, theksoi Ruiz.

Meksikani i ka 32 fitore nga 33 meçe, përshirë 22 me nokaut.

Joshua, ndërkohë, është i pamposhtur pasi i ka fituar të gjitha 22 meçet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat