E konfirmon Hearn, Klitschko po bisedon me ‘DAZN’ për një rikthim në boks

Boksi

E konfirmon Hearn, Klitschko po bisedon me ‘DAZN’ për një rikthim në boks

Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:59
Wladimir Klitschko

Legjenda e boksit, Wladimir Klitschko, duket se po rikthehet në ringun e boksit.

Ka më shumë se dy vite që boksieri ukrainas nuk ka shkelur në ringun e boksit, që nga humbja e pësuar ndaj Anthony Joshua.

Por, tash e disa muaj po flitet se veterani mund të kthehet në ringun e boksit, dhe një gjë të tillë së fundmi e ka konfirmuar edhe promotori Eddie Hearn.

Sipas Hearn, i cili ka klient Anthony Joshuan, Klitschko po bisedon me gjigantin televiziv ‘DAZN’ për një kontratë të mundshme.

“Mendoj se ai është duke e shqyrtuar këtë. Asgjë nuk po ndodh për momentin” ka thënë fillimisht Hearn për ‘iFL TV’.

“DAZN kanë biseduar me të. Ne do të donim ta shihnim rikthimin e tij. E dua Klitschkon. Mendoj se ai është i madh, por do të shohim” ka thënë tutje ai.

Një prej emrave që është përmendur si kundërshtari potencial i ukrainasit në rast rikthimi është ai i Dillian Whyte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat