Pret suksese të reja me menaxherin shqiptar Salihu

Boksi

Pret suksese të reja me menaxherin shqiptar Salihu

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:32
Pret suksese të reja me menaxherin shqiptar Salihu

Marrëveshje 4-vjeçare me menaxherin shqiptar të boksit profesionist, Avdyl Salihu, ka arrit edhe një boksier kualitativ i cili me prejardhje shqiptare që është nga Mali i Zi por që jeton në Gjermani dhe që ka licencë BDB. Bëhet fjalë për Denis Kabashiq një boksier i cili ishte i talentuar qysh në fëmijëri duke korr suksese të njëpasnjëshme kurse në moshën 27 vjeçe suksesin e tij e vazhdoj edhe në boksin profesionist duke arrit 2 fitore po nga aq ndeshje. Ai për “ArenaRing” ai thotë se ndihet shumë mirë që tani ka kush ti aranzhoj ndeshje dhe nga tani ai ka filluar me motivim të shtuar për tu përgatit për përballjet që e presin këtë vit.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Me sportin e boksit kam filluar të merrem qysh nga mosha 9 vjeçare duke u regjistruar në klubin amator “Dabc Schwäbisch Gmünd” ku trajner kam pasur Harry Kussmaul. Fillova intensivisht sepse jam një karakter luftarak dhe vetëm pas 6 muajve ushtrime u futa në ring.

Mbaj mend kur trajneri më pyeti se a dëshiron të ndeshesh?

Kurse unë ju përgjigja me gëzim se po, pasi nuk pritja për një kohë të shkurt të më jepej kjo mundësi. Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj Në ndeshjen e parë kam qen shumë nervoz dhe me plot adrenalinë dhe nuk e kam treguar atë që e mësova nga trajneri im në ring. U futa në ring dhe nga emocionet nuk kam dyshuar asnjë këshillë që më vinte nga Kussmaul por edhe publikun aspak nuk e dëgjoja dhe vetëm pas 30 sekondave unë arrita ta përfundoi ndeshjen dhe kështu shënova triumfin e parë në karrierë duke më dhënë kjo fitore motiv dhe një vullnet për të vazhduar maksimalisht përgatitjet për duelet e ardhshme. Kështu në moshën 27 vjeçare vendosa të kaloj edhe në boksin profesionist dhe deri tani kam dy ndeshje ku prej tyre po aq fitore.

Planet e juaja?

Tani më jam pjesë e “ArenaRing Management Promotion” dhe kam lidh marrëveshje me menaxherin e njohur shqiptar, Avdyl Salihu që ai të më drejtoj në 4 vitet e ardhshme dhe për këtë jam shumë i gëzuar sepse po më jepet shansi të punoj në një managjment serioz. Planet e tona për të ardhmen janë të mëdha dhe së bashku me ekipin tim nga ArenaRing të arrijmë sa më lartë në rang listat botërore por pse jo për tu ndesh dikur edhe për tituj të versioneve të ndryshme. Sipas menaxherit tim, ndeshjen e ardhshme do e kem më 03.08.2019 në Ulqin në “ArenaRing Fight Night” kurse pas një muajve do të paraqitem edhe në eventin e Kasim Gashit në Shtutgart ku shpresoj se të dyjat do arrij suksese.

Sukseset e juaja?

Kampion i shtatëfishtë amator i Baden-Württemberg si dhe disa herë kampion i turneve ndërkombëtare Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ? Familja e ka pranuar mirë angazhimin tim në këtë sport dhe përkrahjen më të madhe e kam nga nëna ime e cila madje është shumë e zëshme kur dal unë në ring, sepse vetëm ajo dëgjohet...

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?

Ndjenja më e mirë në boks për mua është kur jam i disiplinuar sidomos para ndeshjeve dhe përgatitjeve që bëj dhe çdo trening më jep ndjenja të mira. Kurse ndjenja më e keqe e imja është kur humb ndeshje dhe këtë nuk mund ta përballoj lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat