Tërstena emocionon me foton e vitit 1988 me trajnerin më të madh që kishte Kosova dhe që dridhte botën! - Bota Sot
Tërstena emocionon me foton e vitit 1988 me trajnerin më të madh që kishte Kosova dhe që dridhte botën!

Boksi

Tërstena emocionon me foton e vitit 1988 me trajnerin më të madh që kishte Kosova dhe që dridhte botën!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:01
Tërstena emocionon me foton e vitit 1988 me trajnerin më të madh që kishte Kosova dhe dridhte botën!

Kur përmendet emri i Lah Nimanit pa dyshim se shpërthejnë emocionet të gjeneratat e vjetra. Lah Nimani është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në shqiptari. I ndjeri kishte zbuluar e formuar emra të mëdhenj të boksit, fitues të medaljeve olimpike, botërore, evropiane, mesdhetare, ballkanike dhe me klubin e boksit Prishtina (në vitet e 70-ta e 80-ta) pesë herë ka qenë kampione dhe gjashtë herë nënkampione e shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia.

Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 në mundje (52 kg) dhe fitues i medaljes së argjendtë në Los Anxhelos, ka postuar një foto me Lah Nimanin. 
“Është fotografia 31 vjet më parë në Lojërat Olimpike në Seul të Koresë. Kush e di se kush është ky trajner sportiv, një ndër trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, ka qenë në çdo sekondë e minutë me sportistët e tij! Si quhet emri i tij?”, pyet Tërstena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...