Gjocaj paralajmëron spektakël më 18 maj në Bellinzona  - Bota Sot
Gjocaj paralajmëron spektakël më 18 maj në Bellinzona 

Boksi

Gjocaj paralajmëron spektakël më 18 maj në Bellinzona 

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:29
Gjocaj paralajmëron spektakël më 18 maj në Bellinzona 

Klubi i boksit “Riazzino” më 18 maj në Bellinzona të Zvicrës do të organizon një spektakël të boksit amator dhe atij profesional. Menaxheri dhe promotori shqiptar Muharem Gjocaj i cili njihet si një punëtor i palodhur na njoftoi se do të zhvillohen 12 ndeshje amatore dhe 3 profesionale. “Do jetë një gala mbrëmje e nivelit të lartë ku do kemi 12 ndeshje ne amator dhe 3 pro. Tek përballjet profesionale ne ring do të ngjiten Labinot Xhoxhaj ku do të kryqëzoj dorëzat ndaj italianit, Flavio Murri. Seid Xhemaili do ndeshet me boshnjakun Mirnez Denadiç, kurse Marius Antonietti ndaj bullgarit Daniel Rashdan.

Dua të ceki se tek ndeshjet amatore do të ndeshen edhe dy nipat e Luan Krasniqit, Ardiani dhe Arianiti ku presim që edhe këta të dy djem të talentuar që të na bëjn që të ndihemi krenar”, tha Gjocaj për ArenaRing, duke shtuar se Ramadan Millaku trajneri i dy boksierëve Xhoxhaj dhe Xhemaili është i angazhuar në maksimum që të dy bokserat e tij të jenë të përgatitur fizikisht që të na tregojnë edhe njëherë rezultate të shkëlqyera si në gjitha meçet e deritanishme. “Ju ftoj të gjithë adhuruesit e sportit që të vinë në përkrahje të këtyre sportisteve, mbrëmja do te mbahet me datën :18.05.2019 dhe fillon ne ora 17:00 në palestre Comunali Le Semin Via Maestri Comacini Bellinzona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...