Mehmet Bogujevci dhe Latif Demolli, flasin për Haxhi Krasniqin, kështu e shohin luftën ndaj gjermanit 

Boksi

Mehmet Bogujevci dhe Latif Demolli, flasin për Haxhi Krasniqin, kështu e shohin luftën ndaj gjermanit 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:16
Mehmet Bogujevci dhe Latif Demolli, flasin për Haxhi Krasniqin, kështu e shohin luftën ndaj gjermanit 

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, është i përgatitur në maksimum dhe mezi pret që të futet në ring në duel me gjermanin Stefan Hartel. Ish boksieri i mirënjohur Mehmet Bogujevci, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, tha se me padurim e presin meçin sot rreth orës 22.35. “Krasniqi është boksier i mirë, ka bërë përvojën, ka bajagi ndeshje dhe kjo është si përparësi e tij.

Presim një meç të fortë dhe sigurisht fitore të Krasniqit. Djaloshi ynë është një luftëtar i madh, lufton me zemër dhe e kërkon me ngulm fitoren. Haxhi Krasniqi është pjekur dhe mendoj se do të luftojë shumë shpejt edhe për titullin e botës. Njeriu edhe për fitoreve edhe prej humbjeve mëson. Ai dy herë  ka humb në luftë për titullin e kampionit të botës, por ka fituar një përvojë të madhe dhe sonte besoj se do ta mbrojë titullin e Evropës”, tha Bogujevci për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, tha se Haxhiu është boksier shumë punëtor.

“Besoj se Haxhi Krasniqi është pjekur për këto meçe, nuk e ka problem për këtë brez apo për të mbrojtur këtë titull. Ai si problem e ka për të avancuar për titullin e botës, sepse ende i duhet përvojë, por sa shihet po e arrin at nivel. Besoj se e ka një të mirë, se është punëtor i madh, nuk e ka problem kondicionin dhe është i përgatitur mirë.

Siç e dimë ka edhe një përparësi, armën më të fortë e ka aperkatin e djathtë që shpesh e përdorë në situata e duhura  ku edhe ka fituar me ndërprerje apo ka nokautuar disa prej boksierëve. Ky është me i mirë se gjermanin, por edhe ky i fundit mendoj se do të jetë mjaft i qëndrueshëm.

Mendoj se do të jetë një luftë e fortë dhe do të triumfojë Krasniqi”, thotë Demolli. Meçi pritet me drithërima edhe nga tifozët, ndërsa Krasniqi deri me tash ka zhvilluar 55 meçe, ku deri më tani 49 fitore prej tyre 17 me nokaut gjersa ka pësuar pesë humbje. Krasniqi beson se do ta mbrojë titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat