Dzemski i çuditur me shqiptarin kampion bote: Të veprosh vetëm me një dorë

Boksi

Dzemski i çuditur me shqiptarin kampion bote: Të veprosh vetëm me një dorë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:03
Dzemski i çuditur me shqiptarin kampion bote: Të veprosh vetëm me një dorë!

Nuk ka më shumë se 21 vjet, por është në formën më të mirë të mundshme. Shqiptari Jurgen Uldedaj është kampion i ri i botës për junior në versionin WBC, sukses i radhës që vjen pas suksesit që pati vitin e kaluar, kur doli kampion i botës në WBO për të rinjtë. Boksieri shqiptar tregoi formë të lartë në duel me polakun Krzysztof Twardowski.

Image

Uldedaj bokson me një teknikë të përsosur  dhe ishte më i mirë se polaku. Ai me vendim të gjyqtarëve fitoi me rezultat 97:93. Një fitore e madhe dhe është edhe një konfirmim se në skenën botërore po vjen edhe një yll i ri shqiptar. Me përformancën që tregoi Uldedaj mahniti të gjithë të pranishmit në sallën në Magdeburg.  Ai ishte shumë i lëvizshëm dhe me disa goditje disa herë e pruri në pozicion të palakmueshëm kundërshtari.  

Ç’ është e vërteta Uldedaj me gjithë lëndimin që kishte në dorë, që nuk mund të godiste si duhet, pra me dorën e djathtë pothuajse ishte gati ta linte luftën, por nuk u dorëzua në asnjë mynyrë. Falë motivimit që i vinte nga trajneri Dirk Dzemski, po ashtu edhe me anë të mbizotërimit, Uldedaj, goditi kryesisht me të majtën duke përfituar nga fakti se kundërshtari nuk e vuri re lëndimin e tij.  “Kam lënduar dorën time të djathtë”, tha Uldedaj pas luftës, duke e falënderuar veçanërisht Dzemskin: “Trajneri im ishte fantastik, unë të dua, trajner”.

Image

SHIKO VIDEON KËTU

Ndërkaq, trajneri Dzemski befason me një deklaratë për Uldedajn. "Të jesh në gjendje të veprosh gjashtë raunde vetëm me një dorë është shumë e fortë. Veçanërisht pas Jurgeni nuk pati në asnjë çast probleme të vërteta”, tha Dzemski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat