Një sfidë që tifozët kanë vite që e presin

Boksi

Një sfidë që tifozët kanë vite që e presin

Më: 14 maj 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

UFC ka lajmëruar ditën e martë një ndeshje shumë tërheqëse në peshën velter mes ish-kampionit të peshës së lehtë Anthony Pettis dhe Nate Diaz, që do të zhvillohet në UFC 241 në Anaheim të Kalifornisë më 17 gusht. 

Është një sfidë që tifozët kanë vite që e presin, pasi historia e dy luftëtarëve dihet. Ata nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe më në fund do të ballafaqohen në kafaz. 

Sipas Pettis, Nate nuk ishte kundërshtari i parë që i është ofruar nga presidenti i UFC, Dana White, i cili mesa duket i ka ofruar edhe një sfidë që do të ishte shumë herë më fitimprurëse ndaj Conor McGregor. 

“Më janë ofruar disa emra të mëdhenj. Conor McGregor më është ofruar nga Dana, por pastaj doli emri i Nate Diaz dhe unë preferoj më shumë të dytin. Është ndeshja e përsosur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat