Fury pranon duelin kundër Whytes

Boksi

Fury pranon duelin kundër Whytes

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:24
Fury pranon duelin kundër Whytes

Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se është gati të duelojë me Dillian Whyte, pas kërkesës që ka bërë WBC që dy sportistët të duelojnë për titullin e përkohshëm të kësaj kategorie. Gjithsesi, Tyson Fury i ka vendosur një kusht WBC (World Boxing Council). Ai kërkon që kjo sfidë të jetë e vlefshme për titullin WBC Diamond dhe jo për titullin e përkohshëm.

WBC ka deklaruar se do të kthejë një përgjigje pasi të mblidhet bordi drejtues, por gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet më vonë këtë vit. Më pas, fituesi që do të dalë nga derbi britanik mes Fury dhe Whyte do të përballet me kampionin e botës, amerikanin Deontay Wilder. Për Tyson Fury ka rëndësi që sfida ndaj Whyte të jetë për titullin WBC Diamond, që do ta afronte me revanshin ndaj Wilder.

“Dua t’i dërgoj një mesazh WBC-së, e cila më ka mbështetur në rikthimin tim. Pashë vendimin tuaj për një duel ndaj Dillian Whyte dhe ju jam mirënjohës për mundësinë. Ajo që unë sugjeroj, për shkak se unë e kam mundur Deontay Wilder dhe ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në ring, është që unë dhe Dillian të duelojmë për trofeun e WBC Diamond dhe jo për tiullin e përkohshëm”, tha Fury.

Më tej, duke folur për atë që mund të ndodhë në ring, në një duel ndaj Whyte, ish-kampioni i botës tha: “Do të kujdesem unë për Whyte në ring, do ta hedh “KO” brenda 6 raundeve. Për këtë arsye e pranoj sfidën dhe ju falënderoj. Do të duelojë më Whyte çdo ditë të javës dhe dy herë të dielën. WBC, realizoje këtë sfidë për titullin WBC Diamond dhe do të hedh firmën në kontratë”, tha Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat