Wilder ka një mesazh për Joshuan, shprehet në stilin e gangsterëve - Bota Sot
Wilder ka një mesazh për Joshuan, shprehet në stilin e gangsterëve

Boksi

Wilder ka një mesazh për Joshuan, shprehet në stilin e gangsterëve

Më: 16 maj 2019 Në ora: 23:35
Deontay Wilder

Kampioni i WBC, Deontay Wilder, ka dërguar një mesazh për Anthony Joshua.

Para duelit me Dominic Brezeale, Wilder e ka ftuar për luftë kampionin e WBA, IBF dhe WBO, pasi ky i fundit ka thënë se të gjithë po e shmangin duelin me të.

Amerikani i cili ka një rekord prej 40-0-1, me 39 nokaute, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta lë Breazeale të zgjas për 12 raunde.

Por, ai ka gjetur pakëz kohë edhe për britanikun Joshua, të cilit i ka dërguar një mesazh eksplicit, në stilin e gangsterëve.

“Mos u shqetëso p***, unë po vij për ty” ka thënë Wilder.

Në anën tjetër, kampioni Joshua duelin e radhës do ta ketë me Andy Ruiz JR, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...