Dy boksierët e talentuar të KB Shkupi, Hurmet Jonuzi (75kg) dhe Ardijan Azemi (+80kg) do të marrin pjesë në dy turne cilësore ndërkombëtare të boksit, shkruan Lajm i Maqedonisë.
Jonuzi do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar për të rinj “Mostar 2019”(Bosnjë e Hercegovinë, 23-26 maj), i cili turne është në kalendarin e EUBC, kurse në të njëjtën kohë boksieri tjetër i KB Shkupi, Ardijan Azemi do të marrë pjesë në kampionatin europian për junior, i cili nga 22 maj dhe 2 qershor do të zhvillohet në Gallati të Rumanisë.
“Suksese djema. Forca Shkupi”, iu ka uruar dhe iu ka dhënë kurajo trajneri i tyre dhe i KB Shkupi, Naser Haruni.