Dëmtohet ish-kampioni i botës, anullohet sfida kryesore e eventit UFC Minneapolis - Bota Sot
Dëmtohet ish-kampioni i botës, anullohet sfida kryesore e eventit UFC Minneapolis

Boksi

Dëmtohet ish-kampioni i botës, anullohet sfida kryesore e eventit UFC Minneapolis

Më: 19 maj 2019 Në ora: 06:46
Tyron Woodley

Ish-kampioni i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse Tyron Woodley, ka pësuar një dëmtim në dorë dhe është detyruar të tërhiqet nga eventi UFC Minneapolis (Minesota), që zhvillohet më 9 qershor. Lajmin e ka konfirmuar ESPN, që shtoi se Woodley nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të rikthehet në kafaz.

Ky dëmtim ka nxjerrë “blof” UFC-në, që tashmë nuk ka një sfidë kryesore për këtë event. Pa rival ka mbetur edhe sportisti Robbie Lowler, që do të duelonte ndaj Woodley në atë event dhe tashmë është në pritje.

Kjo sfidë mes Wooldey dhe Lowler ishte një rivansh për këtë të dytin, që e kishte humbur sfidën e parë mes tyre, 3 vite më parë. Për fat, ka ende një muaj e gjysmë kohë deri më 29 qershor, ndaj UFC-ja ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur një sfidë kryesore për këtë event.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...