Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, pasi e rrahu Dominic Breazeale në rundin e parë me një nokaut sensacional të dielën në Nju Jork.
Wilder e shkatërroi bashkatdhetarin e vet amerikan pas vetëm 43 sekondave, duke e çuar në 41 numrin e fitoreve nga 42 meçe në karrierë.
33-vjeçari nuk është mposhtur asnjëherë në karrierën e tij por është ndalur me barazim nga Tyson Fury para këtij meçi.
Breazeale e gjeti veten të mbështetur pas konopëve qysh në start të meçit, por iu përgjigj Wilderit me një goditje solide.
Megjithatë, kampioni i dha fund meçit pak momente me vonë me një goditje tejet të fuqishme me të djathtën.
?⚰️ #BronzeBomber Deontay “Hand of God” Wilder #round1 pic.twitter.com/jqogTtc84f
— NateNirvana ??????? (@NateNirvana) May 19, 2019
Breazeale nuk që në gjendje të vazhdojë më pas tronditjes që mori dhe Wilder vazhdon të jetë kampion në kategorinë WBC.