Legjendat nuk vdesin kurrë, ish-kampioni i botës triumfon në UFC Night Fight

Boksi

Legjendat nuk vdesin kurrë, ish-kampioni i botës triumfon në UFC Night Fight

Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:27
Rafael dos Anjos

Në Nju Jork u zhvillua sot eventi i radhës i arteve marciale mikse, UFC Night Fight 152, që kishte si protagonist ish-kampionin e botës të peshës së lehtë, brazilianin Rafael dos Anjos. Ai u rikthye te fitorja në kafaz, duke mundur me “submission” (arm-triangle choke) amerikanin Kevin Lee (sfida ishte e vlefshme për peshën “welter”).

Një duel që u vendos në mesin e raundit të katërt, me 34-vjeçarin Dos Anjos që tregoi edhe një herë se është një legjendë në kafaz. Një duel shumë i fortë, me Lee që e nis më mirë këtë përballje, duke fituar raundin e parë.

Gjithsesi, me kalimin e kohës është Dos Anjos ai që komandon, duke fituar me pikë dy raundet e tjera dhe ka një epërsi të lehtë. Lee duket i lodhur dhe në raundin e katërt Dos Anjos mbyll gjithçka në favorin e tij, duke konfirmuar se është një kampion pavarësisht moshës.

Dos Anjos, 29 fitore e 11 humbje në kafaz, rikthehet te fitorja pas 18 muajsh, ndërkohë që i kishte humbur dy përballjet e fundit. Ai qëndron në vendin e tretë të Divizionit të peshës “welter” (pesha 71-77kg), duke shpresuar që UFC t’i japë një shans për titullin kampion (dikur ka mbajtur titullin e peshës së lehtë).

Për Kevin Lee, 26 vjeç, kjo është humbja e tretë në katër përballjet e fundit. Ai numëron 17 fitore e 5 humbje në kafaz. Për të ky ishte një debutim në peshën “welter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat