Lennox Lewis kritikon rëndë Breazealen pasi u nokautua në rundin e parë nga Wilder

Boksi

Lennox Lewis kritikon rëndë Breazealen pasi u nokautua në rundin e parë nga Wilder

Më: 20 maj 2019 Në ora: 00:31
Deontay Wilder

Ashtu siç parashikohej gjërësisht, Deontay Wilder mbrojti titullin e peshave të rënda në WBC kundër Dominic Breazeales, në Nju Jork, të dielën në mëngjes (sipas kohës tonë lokale).

Megjithatë, rrallëkush mund ta kishte parashikuar se amerikani do ta nokautonte kundërshtarin qysh në rundin e parë.

Marrë parasysh se Breazeale konsiderohej si një boksier mjaft dinjitoz, natyra brutale e humbjes së tij nxiti shumë reagime nga bota e boksit.

Iu deshën vetëm 37 sekonda Wilderit që ta rrëzonte Breazealen dhe ta mbronte titullin, derisa legjenda britanike e boksit, Lennox Lewis tani ka reaguar duke kritikuar rëndë humbësin e meçit.

“Nuk u duk se Breazeale solli shumë mbi tavolinë sonte. Nuk e di çfarë po mendonte me atë goditje me të majtën, dhe gjithashtu ju nuk duhet të prisni që të goditeni, ju i vërsuleni atij që nga fillimi.

“Wilder edhe një herë tregoi fuqinë shkatërruese, por me siguri nuk do të mësojë shumë nga ky meç.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat