Fury ka një thirrje për rivalët e tij Joshua dhe Wilder

Boksi

Fury ka një thirrje për rivalët e tij Joshua dhe Wilder

Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:09
Tyson Fury

Tyson Fury i ka bërë thirrje rivalëve të tij Anthony Joshua dhe Deontay Wilder që më në fund të luftojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që të kurorëzojnë një kampion të padiskutueshëm.

Tifozët e boksit kanë bërë thirrje për tre boksierët e peshave të rënda për të luftuar njëri-tjetrin që nga viti 2016, pasi treshja mbajnë versione të ndryshme të titullit botëror.

Wilder shënoi një fitore të thjeshtë me nokaut në raundin e parë kundër Dominic Breazeale në Brooklyn këtë fundjavë, dhe Fury beson se amerikani është i vetmi njeri që kërkon të organizojë një ndeshje unifikimi.

”Si një tifoz i boksit, dëshiroj që Joshua dhe Wilderi të luftonin njëri-tjetrin dhe besoj se Deontay Wilder është njeriu që është i gatshëm të luftojë”.

”Dhe unë jam britanik kështu që unë do ta pranoj: unë nuk mendoj se ekipi i Joshuas dëshiron luftën, dhe kjo është brutale”, tha ai për Behind The Dloves.

”Wilder ka luftuar dhe po lufton me boksierët më të mirë të momentin. Joshua jo, faktet janë fakte”, deklaroi ‘Gypsy King’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat