Fury ka një lajm të madh

Boksi

Fury ka një lajm të madh

Më: 22 maj 2019 Në ora: 10:38
Fury ka një lajm të madh

Tyson Fury ka thënë se një rimeç me Deontay Wilder për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit ka shumë gjasa të ndodhë në mars ose prill të vitit të ardhshëm.Wilder fitoi me nokaut ndaj bashkatdhetarit të vet Dominic Breazeale pas vetëm 40 sekondave të shtunën e kaluar dhe e mbrojti
titullin në WBC.Menaxheri i Wilder, Shelly Finkel, ka thënë se 33-vjeçari me gjasë do të boksojë ndaj Fury apo Anthony Joshuas vitin e ardhshëm.E Fury dëshiron rimeç, pas barazimit në meçin e kaluar me Wilderin në dhjetor.“Wilder nuk mund të ikë gjithmonë. Ky rimeç duhet të ndodhë”, tha Fury, 30 vjeç.“Ishim shumë pranë një rimeçi. Ne i përgatitëm kontratat, ata i përgatiten kontratat, dhe po tentonim të pajtoheshim për
kushtet”, shpjegoi Fury.Gjithçka kishte dështuar për shkak se dyshja kishte nënshkruar kontratë me transmetues të ndryshëm në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat