E djathta e ‘hekurt’ e Seferit e mbyll meçin me fitore

Boksi

E djathta e ‘hekurt’ e Seferit e mbyll meçin me fitore

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:31
Nuri Seferi

(E plotësuar) - Para pak çastesh ka përfunduar meçi i zjarrtë ndërmjet Nuri Seferit dhe boksierit me nënshtetësi gjermane Rashidit.

Seferi gjatë gjithë kohës e dominoi ndeshje duke u tregua mjaft luftëtar ndaj gjermanit.

Pas numërimit të goditjeve nga juria prezent, Nuri arriti ta mposht Rashidin.

Image

Këtu mund ta shikoni drejtpërdrejtë meçin e Nuri Seferit me Rashid

Nuri Seferi do të rikthehet në ring. Ai do të ndeshet me boksierin me nënshtetësi gjermane Rad Rashid.

Nuri Seferi i cili peshon 90 kilogram do të ketë përball ‘bishën’ 91 kilogramshin, Rad Rashid.

Ndërkaq këtë meç të madh që fillon nga ora 22:30 mund ta shikoni ekskluzivisht në faqen zyrtare të Nuri Seferit në “Facebook”.

Kujtojmë se Seferi po tregon cilësi të larta në boksin profesionist – por sonte duhet të ketë kujdes të shtuar pasi para vetit ka një boksier mjaft taktik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat